Shqip1.mk

16:42 - 10.03.2010 - BĖJE FAQE STARTUESE - ARKIVA - RSS

Moti

 
Tetova
Momentale: -2°
Max: 1° - Min: 0°
Shënimi i 22 Shtatorit - Ditës pa automjete
"PËRMIRËSIMI I KLIMËS NË QYTET"

Ju informojmë se Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapsinor, në partneritet me Qytetin e Shkupit, vetëqeverisjet lokale dhe organizatat joqeveritare edhe këtë vit u kyç në shënimin e ”Java europiane e lëvezjes” dhe 22 shtatori – Dita pa automjete.
Tema ndërkombëtare e fushatës së këtij viti është "PËRMIRËSIMI I KLIMËS NË QYTET".

Me këtë rast, Ministri i mjedisit jetësor dhe planifikimit hapsinor, Dr. Nexhati Jakupi së bashku me kryetarin e komunës së Qytetit të Shkupit dhe kryetarit të komunës së Karposhit do të mbajnë konferencë shtypi për ngjarjen përfundimtare të projektit “Me biçikletë është në rregull! Por ku të parkoj?” . E njejta do të mbahet në Sallën e madhe të Këshillit të Qytetit të Shkupit, më 22 shtator të vitit 2009 ( e martë ) në ora 11:00.

Të njejtën ditë (e martë), në ora 13:00, ministri Jakupi do të marrë pjesë në manifestimin qendrorë të shënimit të Ditës pa automjete në Gostivar. “Marshi alternativ” me biçikleta, rolerë, trotinet dhe ecje në këmbë, do të startojë para zyrave të Qendrës Europiane Link, në drejtim të komunës, ku do të kyçen edhe përfaqësuesit e qeverisë lokale. Në manifestimin përfundimtar përmes lojës shpërblyese Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapsinor, fituesve më fatlum do t’iu ndajë 5 biçikleta.

KABINETI I MINISTRIT

Publikuar: 23:05 / 21-09-2009
Share |

Komentet
studenti me datė 22/09/2009 03:38:52 ka shkruajtur: po tja japim 1000 evra ministrit ene ta ndroje daten bohet mejr

Emri (Patjetėr):
Emaili (Sipas Dėshirės):
Komenti (Patjetėr):