Geti nuk lodhet për fushatën
Nuk dihet nëse ai nuk ka rënë dakord me propozimet e bëra dhe termat financiarë të tyre, apo kjo është një zgjedhje luksoze, që ai mund t'ia lejojë vetes, vetëm e vetëm që emri i tij të mos lakohet si i "politizuar".
Ndërsa jo vetëm këngëtarë nga Kosova, por edhe shumë syresh nga Shqipëria, janë angazhuar seriozisht në Kosovë, me rastin e fushatës elektorale, lideri i rap-grupit "Tingulli 3NT" ka zgjedhur të mos jetë shumë i pranishëm në fushatën elektorale të zgjedhjeve të pritshme vendore të 15 nëntorit në Kosovë. Nuk dihet nëse ai nuk ka rënë dakord me propozimet e bëra dhe termat financiarë të tyre, apo kjo është një zgjedhje luksoze, që ai mund t'ia lejojë vetes, vetëm e vetëm që emri i tij të mos lakohet si i "politizuar". Sipas mediave mësohet se Getoari, shumicën e fundjavave e kalon në Zvicër, ku ka një numër të madh adhuruesish. Edhe fundjavën e kaluar bëhet e ditur se Geti ishte në një diskotekë në
Zvicër, ku shumë adhurues të tij, mes të cilave shumë femra, patën rastin edhe të bëjnë fotografi me rap-këngëtarin, i cili ka disa muaj që nuk ka lancuar ndonjë video ose singëll të ri nëpër televizione.
Publikuar: 08:20 / 04-11-2009
Komentet
lena me datė 22/02/2010 19:41:22 ka shkruajtur: te du yll bote je vallaj

Ju lutemi pėr pak durim,..
Komenti juaj ėshtė pranuar!
Ju faleminderit pėr kohėn e ndajtur.