Kryesia qendrore e BDI-së mori vendim që më 19 dhjetor në Shkup, të mbajë kongresin e dytë të saj.
Xhevat Ademi, anëtar i kryesisë, deklaroi për Alsat se kongresi do të mbahet në ditën e planifikuar më parë. Në të do të trajtohet edhe përsa i përket profilit të kuadrove të BDI-së, si dhe organizimit në këtë parti.
Kongresi i BDI-së do të mbahet më 19 dhjetor 2009 në Shkup në Sallën Universale. Do të jetë kongres i rregullt dhe do të jetë ngjarja e cila do të shënoj pjekuri politike të BDI-së. Megjithatë është kongresi i dytë dhe është organi i cili ka mandat të trajtoj të shqyrtoj dhe të vendos për gjithçka edhe sa u përket dokumenteve edhe sa i përket profilit të kuadrove të BDI-së. Është detyre e këshillit që të kryej të gjitha veprimet teknike, organizative të përfaqësimit dhe delegimit në kongresin e dytë të BDI-së", deklaroi Xhevat Ademi, anëtar i kryesisë qendrore të BDI-së.
Mbrëmë Kryesia e BDI-së zgjodhi edhe këshillin për përgatitjen e Kongresit, i cili kryesohet nga sekretari i përgjithshëm i partisë Gëzim Ostreni. Në këshill bëjnë pjesë edhe Abdilaqim Ademi, Nevzat Bejta, Hisen Xhemaili dhe Irfan Asani. Po ashtu, është marrë vendim që në kongres të ftohen delegacione nga të gjitha partitë shqiptare në rajon, përfaqësues të të gjitha subjekteve politike në vend si dhe personalitete të shquara.
Bedri Rexhallari