Shqip1.mk

01:16 - 12.03.2010 - BĖJE FAQE STARTUESE - ARKIVA - RSS

Moti

 
Tetova
Momentale: 2°
Max: 5° - Min: -3°
Anulohet prishja e koalicionit PDK-LDK
Partia Demokratike e Kosovës ka “anuluar” prishjen e koalicionit me Lidhjen Demokratike të Kosovës, në nivel qendror.
Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës ndërkaq, ka bërë të ditur se do të vazhdojë të angazhohet me përgjegjësi për funksionimin dhe zbatimin e obligimeve shtetërore që dalin nga partneriteti në nivel qendror - por se kjo parti do të lidhë koalicion për balotazh me subjekte të ndryshme politike në nivel lokal, varësisht prej specifikave të secilës komunë.

PDK, ka lëshuar një komunikatë për media, ku ndër të tjera thekson se, kjo parti “mbetet fuqimisht e përkushtuar për stabilitetin funksional të institucioneve qendrore të Republikës së Kosovës dhe procesin e shtetndërtimit”.

“Zgjedhjet lokale të 15 nëntorit, të lira, fer dhe demokratike dhe me gjithëpërfshirje, nuk do te mund të ndikojnë në funksionimin e mirë të institucioneve qendrore: Parlamentit, Presidentit dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës”, thuhet në komunikatë.

Partneriteti i koalicionit në nivel qendror – sipas komunikatës së PDK-së – “mbetet i konsoliduar dhe i pacenueshëm e funksional, në pajtim me Kushtetutën dhe ligjet e Republikës së Kosovës dhe marrëveshjen e koalicionit deri në zgjedhjet nacionale të vitit 2011”.

“PDK do të vazhdojë përkushtimin në filozofinë e shtetndërtimit dhe unitetit në prag të procesit të Republikës së Kosovës në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë dhe pritjes së njohjeve të reja dhe proceseve integruese euro-atlantike”, përfundon komunikata e PDK-së.

Në këtë mënyrë, PDK ka “shfuqizuar” një komunikatë tjetër të saj, që medieve iu shpërnda mbrëmë, pas mesnate, ku njoftonte për rishqyrtimin ose riformatizimin e koalicionit të saj me Lidhjen Demokratike të Kosovës për qeverisje në nivel qendror.

Ndërkaq, mediat – duke u thirrur në burime të larta të PDK-së, kishin raportuar se PDK pas ndryshimeve të ndodhura në terren, pritet që të premten të nënshkruajë koalicionin e ri në nivel qendror me AKR, LDD dhe partitë e minoriteteve. Gjithnjë sipas këtyre burimeve, president i ri do të jetë Behgjet Pacolli, kryeministër Hashim Thaçi ndërsa kryetar i Kuvendit do të jetë Nexhat Daci .

Në anën tjetër në LDK kanë thënë se janë të "befasuar" me këtë qëndrim të partnerit të koalicionit. Sekretari i përgjithshëm i LDK-së, Ramë Manaj, ka thënë mbrëmë se për këtë vendim të PDK-së është njoftuar nëpërmjet telefonit nga nënkryetari i saj, Hajredin Kuçi, i cili i ka thënë: "Kemi bërë koalicion me LDD AKR, kaq. Të lutem e njofto presidentin", tha Manaj.

Sot ndërkaq, Kryesia e LDK-së ka mbajtur një takim, ku thënë se kjo parti do të krijojë partneritet për balotazh me subjekte të ndryshme politike në nivel lokal, varësisht prej specifikave të secilës komunë.

Në të njëjtën kohë – është thënë se, LDK do të vazhdojë të angazhohet me përgjegjësi për funksionimin dhe zbatimin e obligimeve shtetërore që dalin nga partneriteti në nivel qendror, e që është e rëndësisë parësore për funksionimin e institucioneve shtetërore të republikës së Kosovës, Presidencës, Parlamentit dhe Qeverisë në pajtim me Kushtetutën dhe ligjet në Kosovë.

Në këtë mënyrë LDK ka bërë të ditur se koalicioni në nivel qendror nuk do të prishet, por se partneriteti në nivel lokal i LDK-së nuk do të ndikohet nga koalicioni në nivel qendror. /Telegrafi/

Publikuar: 22:23 / 20-11-2009
Share |

Komentet
agimi me datė 25/11/2009 19:12:15 ka shkruajtur: shume keq nuk u desht kjo,duhet te prishet ky fatmiri jone si femrat esht ba si mundet me ndejt ne kualicion me thaqin injorantin ma te madh shqipetare.
hasani me datė 07/12/2009 04:12:38 ka shkruajtur: jo more shum injoranta kuku per juve marre per kit komenta per juve agima

Emri (Patjetėr):
Emaili (Sipas Dėshirės):
Komenti (Patjetėr):