ZAGREB, (Reuters!) Presidenti i sapozgjedhur i Kroacisë ka hasur një problem. Si t'i pranojë mijra miqtë e rinj që ka bërë këto ditët e fundit në Facebook.
Kjo çështje duket përkon me imazhin e Ivo Josipoviçit, politikan i një lloji të ri, për një epokë të re, të cilit i takon të mbikqyrë bisedimet e Zagrebit për pranim në Bashkimin Europian këtë vit, dhe ta udhëheqë ish republikën Jugosllave ndërsa i bashkohet BE-së në vitin 2012.
"Kam 5000 miq në Facebook, dhe ky është numri maksimal i lejuar. Por kam edhe 7000 miq të rinj që presin t'i pranoj, dhe nuk di si do ta zgjidhim këtë punë," i tha radios shtetërore të martën burri i thinjur, ekspert i ligjit dhe kompozitor i muzikës klasike.
Josipoviç është relativisht i papërvojë me politikën e rangut të lartë por ka një karrierë pa njolla skandali dhe fitoi 60 përqind të votave të djelën duke mundur kryebashkiakun e Zagrebit Milan Bandiç, i cili mbështetej nga kisha dhe konservatorët.
Josipoviç do të jetë presidenti i tretë i Kroacisë qysh kur kjo shpalli pavarësinë nga Jugosllavia.
Josipoviç tha se ka në plan të përfundojë një opera të frymëzuar nga Xhon Lenon
pasi të shpërngulet për të jetuar në pallatin presidencial në muajin Shkurt. Opera do të ngrihet në skenë gjatë festivalit të përvitshëm të muzikës klasike, në 2011.